AKTUALITET

Një i vdekur nga një sulm xhihadist me një shpatë samurai brenda një kishe!

21:25 - 25.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të paktën një person u vra dhe katër të tjerë u plagosën kur një burrë i armatosur me një shpatë samurai sulmoi dy kisha në Spanjën juglindore, raportoi gazeta El Mundo, duke cituar burime policore.




Mediat në Spanjë po flasin për një sulm xhihadist.

Në këtë video shihet se autori po largohet nga vendi i ngjarjes.

Sulmet ndodhën në qytetin Algeciras, Cadiz.

Psallti i kishës ka vdekur, ndërsa mes të plagosurve është edhe famullitari, gjendja e të cilit konsiderohet e rëndë.

Viktima quhet Diego Valencia, nga Kisha e La Palma, dhe i plagosuri Antonio Rodríguez, nga Kapela e San Isidros. Rodriguez është goditur me thikë dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Në San Isidro autori ka hyrë dhe ka goditur me thikë. Më pas ai u kthye kundër priftit që u përpoq ta përzinte dhe e goditi me thikë në qafë.

Në ngjarjen tjetër, në La Palma, e cila ndodhi menjëherë më pas, autori ka hyrë në momentin e përfundimit të shërbimit, rreth orës 19:30 dhe ka hedhur ikona dhe qirinj në dysheme. I riu i kërkoi të largohej. Një përleshje pasoi jashtë tempullit, ku sulmuesi e goditi burrin me hanxhar.

Sulmuesi u arrestua, motivet e tij mbeten të paqarta për momentin, por motivi fetar duket i fortë, raportojnë mediat spanjolle.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.