AKTUALITET

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

21:56 - 25.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qendra historike e Odesës është përfshirë në listën e UNESCO-s si një sit i trashëgimisë botërore në rrezik. Thuhet se se statusi do të ndihmojë në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të qytetit, të kërcënuar nga pushtimi rus i Ukrainës dhe do të lejojë aksesin në ndihmën financiare dhe teknike ndërkombëtare.




Odessa është bombarduar disa herë nga Rusia që nga pushtimi i Ukrainës, kur në korrik 2022, një pjesë e çatisë së madhe të xhamit dhe dritareve të Muzeut të Arteve të Bukura, që u hap në 1899, u shkatërruan. Prandaj, dhe UNESCO vendosi që ta shpallë qëndrën historike të Odesës pjesë të listës së siteve të trashëgimisë botërore në rrezik. Por, mbi këtë vendim ka reagur Moska ku shprehet se është totalisht kundër dhe madje e cilëson si një “Injorancë monstruoze.”

Reagimi për vendimin e UNESCO-së ka ardhur nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova , e cituar nga agjencia Tass .

“Është e pabesueshme, analfabetizmi i perëndimorëve është thjesht i pabesueshëm. Monumentet historike të Odesës po shkatërrohen nga autoritetet e Kievit, të cilët i kanë shpallur luftë totale të gjithë trashëgimisë kulturore të vendit të tyre. Znj. Azoulay duhet të paktën ta dijë këtë “. tha Zakharova

Monumentet historike të Odesës po shkatërrohen nga autoritetet e Kievit, të cilët i kanë shpallur luftë totale të gjithë trashëgimisë kulturore të vendit të tyre. Znj. Azoulay duhet të paktën ta dijë këtë” tha Zakharova.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.