AKTUALITET

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 9 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

19:51 - 27.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me situatën epidemiologjike në vend. Sipas MSH në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë humbje jete. Ndërsa bëhet me dije se nga 365 teste të kryera 9 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.




Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 365 testime, nga të cilët kanë rezultat pozitivë me COVID19, 9 qytetarë në Bashkitë:

5 në Tiranë, 2 në Durrës, nga 1 qytetarë në Himarë, Berat.

Janë 132 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 10 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,482 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 27 Janar 2023)

Raste të reja ditore 9

Të shëruar në 24 orë 10

Të shtruar në spitale 2

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 365

Testime totale 2,029,621

Raste pozitive 333,210

Raste të shëruara 329,482

Raste Aktive 132

Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 107

Fier 12

Vlorë 8

Durrës. 2

Lezhë. 1

Berat. 1

Shkodër 1


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.