BLUETOOTH

Humb jetën në moshën 27-vjeçare ‘burri më i bukur në botë’/ Babai i modelit: Ai e donte jetën por problemi i tij me…

09:29 - 27.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare modeli Jeremy Ruehlemann, i përshkruar ndryshe edhe si “burri më i bukur në botë”.




Mësohet se shkak për ndarjen e tij nga jeta është bërë mbidoza dhe abuzimi me drogën, pasi modeli ishte vartës prej vitesh nga pilulat me recetë, raporton DailyMail.

Lajmi është konfirmuar nga babai i tij, Achim Ruehlemann i cili tha se Jeremy kishte luftuar me varësinë ndaj qetësuesit të dhimbjes Percocet dhe barnave të tjera me recetë dhe kishte shkuar në rehabilitim.

“Ai bëri rehabilitim dhe ishte përpjekur të hiqte ilaçet me recetë,” tha babai.

“Nuk kishte dëshirë për t’i dhënë fund jetës së tij, kjo ishte aksidentale”, tha ai. “Natyrisht, ai kishte disa probleme me varësinë nga droga, por ishte shumë i lumtur. Ai e donte jetën. Ai ishte shumë i gjallë, një shpirt i mrekullueshëm dhe një djalë shumë i dhënë.

“Mund të shihni se çfarë thonë njerëzit për të në mediat sociale”, vazhdoi babai i pikëlluar, duke theksuar një postim në Instagram nga stilisti Christian Siriano,  i cili e konsideronte Jeremy-n si muzën e tij.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.