BLUETOOTH

FOTO/ Marrin fund mosmarrëveshjet mes Ilirit dhe Sabianit, balerini dhe këngëtari më në fund pajtohen

12:16 - 29.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të gjithë e mbajmë mend mjaft mirë miqësinë e ngushtë që Iliri dhe Sabiani patën së bashku brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 1”.




Raporti mes tyre u forcua gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme aq sa dyshja e konsideruan njëri- tjetrin vëllezër. Mirëpo më pas, raporti i tyre i ngushtë miqësor u kris pas një deklarate që Sabiani bëri në programin ‘Më lër të flas’.

Sabiani u shpreh disa kohë më parë se balerini kishte “përfituar” nga ai, duke lënë të kuptohet se me Ilirin tashmë raporti ishte krisur.

Por më vonë këngëtari sqaroi se deklarata e tij është keqkuptuar, teksa theksoi se ata kanë përfituar nga njëri-tjetri dhe jo vetëm balerini.

“E keni marrë në kontekstin e gabuar këtë gjë, kemi përfituar nga njëri-tjetri dhe realisht kemi qenë të dy së bashku aty dhe luftonim për njëri-tjetrin”– u shpreh ai asokohe i ftuar në “E Diell”.

Që nga ajo kohë, Iliri dhe këngëtari nuk janë parë më në shoqërinë e njëri-tjetrit. Balerini ishte i ftuar së fundmi në “S’e Luan Topi” ku gjatë intervistës u pyet dhe për raportin që kishte me Sabianin.

Ish- fituesi i “BBVIP” u shpreh se mes tyre nuk ka më komunikim por gjatë atij momenti në Sabiani e surprizon balerinin duke u shfaqur në skenë teksa nisi të këndonte dhe këngën të cilën ia ka dedikuar atij.

Të përlotur dhe me një përfaqim të fortë mes njëri-tjetrit, duket se dyshja janë pajtuar duke i lënë pas të gjitha hatërmbetjet mes tyre.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.