LAJMI I FUNDIT

Momenti prekës kur një fëmijë dëgjon për herë të parë zërin e nënës

23:15 - 29.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vogëlushja Savvi, foshnja e lindur e shurdhër, solli lot gëzimi në sytë e familjes së saj. Falë teknologjisë, ajo arriti të dëgjojë zërin e nënës së saj për herë të parë.




Bëhet fjalë për Savvanën e vogël, një vajzë të vogël vetëm disa muajshe, e cila ka pasur probleme me dëgjimin që nga dita e lindjes dhe nuk kishte dëgjuar asnjëherë zhurmat e mjedisit të saj.

Dje ishte hera e parë që prindërit e vogëlushes Savvi i pajisën asaj  aparate dëgjimi të krijuara posaçërisht për foshnjat.

Sapo dëgjoi tingujt e parë filloi të qante pasi nuk mund ta kuptonte se çfarë po ndodhte saktësisht. Pikërisht atëherë ajo dëgjoi zërin e nënës së saj, duke e mirëpritur me ëmbëlsi në botën e re, të çuditshme të tingujve dhe duke e pyetur nëse ishte mirë.

Pikërisht atëherë Savvi i vogël pushoi së qari dhe e pa me emocion, por edhe çudi që prindërit dhe të afërmit e saj po flisnin me të.

Videoja prekëse është postuar nga nëna e saj në Twitter, duke shkruar: “Është e lehtë t’i marrësh gjërat e vogla si të mirëqena, por në shtëpinë tonë dhuntia e zërit nuk është një prej tyre! Të duam Savvie!”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.