AKTUALITET

Profesor Robert Radoja kujton bashkëshorten e ndjerë: Dy djemtë u rritën pa nënë. Iku e re, por…

21:21 - 29.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në programin “Dola te Ola” këtë të diel ishte i ftuar profesor Robert Radoja. Gjatë rrëfimit për jetën e tij, profesori u ndal te bashkëshortja e tij e ndjerë, aktorja Tatjana Radoja.




Tatjana Radoja, e cila ka interpretuar edhe në filma si “Përballimi”, “Ndërgjegjja”, “Streha e Re”, u nda nga jeta në moshë të re nga një sëmundje e rëndë. Profesor Radoja që pas ndarjes nga jeta të bashkëshortes nuk u martua më dhe jetën e tij ia dedikoi dy djemve që ata kishin së bashku.

“Bashkëshortja ime iku e re. Më dhuroi dy djem të bukur. Ishte mësuese frëngjishteje. Fati nuk i buzëqeshi për jetën”, tha ai, teksa shtoi se e ka njohur që fëmijë në korin e Pallatit të Pionierëve, ku ishte edhe soliste, dhe më pas janë ritakuar në Festivalin e 11 të Këngës.

“Djemtë u rritën pa nënë”, tha profesori mes emocionesh, por shtoi se nuk ka asgjë në jetë që nuk përballohet. Djali i madh i tij jeton në Gjermani dhe merret me art, madje drejton një grup, ndërsa i vogli punon në media, montazhier dhe ilustrim muzikor.

Profesor Radoja u shpreh se është një baba krenar për të dy djemtë e tij. BW

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.