LAJMI I FUNDIT

Gastroenteriti/ Ushqimet që reduktojnë diarrenë dhe të vjellat – pije që nuk ndihmojnë

21:39 - 30.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gastroenteriti zakonisht shkaktohet nga një virus që shfaqet shpesh, rotavirusi, që prek kryesisht fëmijët, ndërsa preken edhe të rriturit.




Simptomat kryesore janë të përziera, të vjella, diarre, ethe, dhimbje barku, dhimbje koke dhe dhimbje muskulore.

Me kalimin e kohës, mjetet shtëpiake kanë provuar të jenë shpëtimtare në zbutjen e simptomave të gastroenteritit. Madje, disa prej tyre kanë dokumentacion shkencor.

Pra, le të shohim më poshtë se cilat ushqime na çlirojnë nga gastroenteriti dhe çfarë nuk “funksionon”.

Bananet, orizi, salca e mollës dhe buka e thekur konsiderohen si ushqime të buta që janë “të sjellshme” me zorrët kur ajo po shërohet nga gastroenteriti.

Në fakt, ushqimet e lartpërmendura në literaturën mjekësore amerikane përmenden si dieta BRAT, e cila megjithëse nuk është studiuar më tej, por ka shpëtuar breza të tërë fëmijësh si një antidot ndaj helmimit të zorrëve sipas raporteve të vitit 1926.

Bananet dhe mollët janë të pasura me pektinë, një niseshte që mund të formojë një xhel, i cili ndihmon në trajtimin e diarresë. Pulpa e bananes jeshile dhe mielli në veçanti janë zbuluar se reduktojnë diarrenë tek fëmijët. Bananet janë gjithashtu një burim i pasur i kaliumit, i cili mund të ndihmojë në zëvendësimin e kaliumit të humbur nga diarreja.

Solucionet e rihidrimit oral me bazë orizi (një pije e bërë nga një përzierje e ujit, orizit, glukozës, natriumit dhe kripërave të kaliumit) të përdorura për trajtimin e gastroenteritit reduktojnë volumin e jashtëqitjes dhe kohëzgjatjen e diarresë tek pacientët. Një studim në Bangladesh i foshnjave me diarre të vazhdueshme tregoi se një dietë me bazë orizi që përmban banane jeshile ose pektinë përmirësoi qëndrueshmërinë e jashtëqitjes dhe shkurtoi kohëzgjatjen më shumë sesa një dietë vetëm me oriz.

Mollët magjike

Përdorimi i mollëve për trajtimin e diarresë besohet të ketë origjinën në Gjermani, kur infermierja Frieda Klimsch i përdori ato për të trajtuar dizenterinë (një formë e rëndë gastroenteriti) në një mjedis spitalor.

Sipas një teorie tjetër, një mjek gjerman në një burg vuri re se të burgosurit me dizenteri që hanin mollë nga një pronë fqinje kishin një sëmundje më të shkurtër dhe më të lehtë. Dhe kështu ai filloi t’i inkurajonte të burgosurit që të hanin mollë kur kishin diarre.

Ngrënia e lëkurës së mollës u vu re se shkaktonte të vjella tek foshnjat në vitet 1930, kështu që lëkura u hoq dhe fruti i grirë u përdor për të trajtuar diarrenë tek fëmijët në të njëjtën kohë dhe ishte i dobishëm në disa raste.

Më vonë, salca e mollës u bë forma e rekomanduar e rehabilitimit të gastroenteritit në Shtetet e Bashkuara dhe u shtua në dietën BRAT. Ndërsa është interesante që dhënia e lëngut të holluar të mollës për fëmijët me dehidrim të lehtë nga gastroenteriti është i sigurt dhe efektiv.

Megjithatë, gjatë rreth 20 viteve të fundit, shumica e profesionistëve të shëndetit kanë arritur në përfundimin se dieta BRAT është e pashëndetshme për shërimin e gastroenteritit, sepse është e ulët në proteina, yndyra dhe energji.

Studimet kanë treguar, në përgjithësi, se një dietë normale nuk e përkeqëson rrjedhën e gastroenteritit. Prandaj, nuk është e nevojshme të modifikoni dietën kur ju ose fëmijët tuaj jeni të sëmurë.

Por përthithja e yndyrës, laktozës dhe saharozës gjatë diarresë është e kufizuar, kështu që ka kuptim të shmangni ushqimet yndyrore dhe ushqimet e pasura me sheqerna të thjeshta (përfshirë lëngjet dhe pijet joalkoolike) për diarre të moderuar deri në të rëndë, pasi këto mund të përkeqësojnë simptomat.

Pije që nuk ndihmojnë

Pijet freskuese të llojit Cola si dhe limonada janë gjetur të përshtatshme për të rimbushur lëngjet dhe glukozën e humbur nga të vjellat dhe diarreja. Por hulumtimet kanë treguar se kjo mund të mos jetë një ide e mirë.

Një rishikim britanik që vlerëson provat nga viti 1950 e deri më sot mbi efektin e pijeve joalkoolike në menaxhimin e gastroenteritit nuk gjeti asnjë lidhje të dokumentuar.

Studiuesit më pas krahasuan përmbajtjen e kola-s dhe pijeve të tjera të gazuara me pijet hidratuese të disponueshme që përmbajnë elektrolite dhe sasi të vogla sheqeri. Kështu ata zbuluan se pijet freskuese jo vetëm që përmbajnë sasi të ulëta të kaliumit të natriumit dhe elektroliteve të tjera, por në disa raste deri në shtatë herë më shumë sasi glukoze sesa rekomandohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) për hidratim në rast të diarresë dhe të vjellave.

Prandaj, pijet freskuese të gazuara nuk konsiderohen se ofrojnë lëngje ose elektrolite të mjaftueshme dhe nuk rekomandohen në rast të gastroenteritit.

Çfarë ndihmon në shërimin nga gastroenteriti

Ushqimet e përshtatshme përfshijnë fruta, perime, mish pa dhjamë, kos, si dhe karbohidrate komplekse si gruri, orizi, buka, patatet dhe drithërat.

Sidomos për fëmijët e vegjël me gastroenterit të lehtë, hidratimi përmes ujit dhe qumështit në vend të lëngjeve të frutave dhe pijeve të gazuara është i rëndësishëm.

Për rastet e moderuara ose të rënda, ka formulime hidratimi të disponueshme në treg pa recetë.

Ndërsa një rishikim sistematik dhe meta-analizë e 174 studimeve arriti në përfundimin se përdorimi i probiotikut Saccharomyces boulardii dhe suplementeve të zinkut mund të ndihmojë në rikuperimin nga gastroenteriti duke reduktuar kohëzgjatjen e diarresë si dhe vëllimin e jashtëqitjes.

Nëse simptomat ose dehidratimi janë të rënda, atëherë duhet të shihni një mjek ose të shkoni në urgjencën e spitalit tuaj më të afërt.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.