Kosova

Ishte fshehur në kamion, sekuestrohen mbi 107 kg marijuanë

10:29 - 30.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Kosovës ka sekuestruar mbrëmjen e djeshme rreth 107 kilogramë substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë.




Mësohet se lënda ishte ngarkuar në një kamion me targa të huaja, ku autoritet kanë arrestuar shtetasin me iniciale M.P., i cili po tentonte të fuste drogën në doganë. Marijuhana ishte vendosur në 101 pako plastike, ndërsa shtetasit i janë sekuestruar 95 euro si dhe 2.500 dinarë.

Njoftimi i policisë:

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, më datë 29.01.2023, në orën 22:40, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, në terminal doganor,  ka ndaluar  një kamion ‘Iveco’ me targa të huaja të cilin e drejtonte i dyshuari M.P., (1991), shtetas i Serbisë nën dyshimin për substancë narkotike.

Në bashkëpunim me oficerët e Doganës së Kosovës, gjatë kontrollimit në dy rezervuarët e derivateve janë gjetur bunkerë të modifikuar, ku në brendi kishte 101 paketime të plastikës me të substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë.

Nga Njësia e Forenzikës është bërë sekuestrimi dhe tërheqja e dëshmive, ku pesha e përgjithshme e narkotikëve të sekuestruar ka qenë rreth 107 kilogramë.

Po ashtu në cilësi të provave janë sekuestruar edhe një telefon celular, një GPS, disk diagrami i tahografit, një kamion, 95 euro si dhe 2.500 dinarë.

Në konsultim me prokurorin kujdestar i dyshuari është ndaluar për 48 orë kurse rasti procedohet për veprime të mëtutjeshme, përderisa vazhdojnë veprimet hetimore nga drejtoria përkatëse.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive të kundërligjshme , në veçanti me abuzuesit e substancave narkotike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.