AKTUALITET

Përmirësohet ndjesia ekonomike në Euro zonë

15:45 - 30.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndjesia ekonomike në eurozone që prej Janarit dhe përgjatë tre muajt e fundit ka ardhur drejt rritjes, duke zbutur frikën e recensionit. Nga të dhënat e Komisionit Europian konfidenca e konsumatorit për eurozonën shënoi gjate muajit Janar, rritje në vlerën e 99.9, nga 97.1 që shënonte për Dhjetorin. Rritje kjo më e larta prej Qershorit 2022.




Rritja e Janarit e konfidencës së konsumatorëve në eurozone ishte me bazë të gjerë, si në biznes ashtu edhe për konsumatorët. Konfidenca e biznesit u rit në të gjitha sektorët përveçse në sektorin e ndërtimit. Ekonomia e eurozonës pritet që të performojë më mirë nga sa ishte parashikuar përgjatë dimrit, mbështetur nga rëniet e çmimeve dhe nivelit të inflacionit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.