BLUETOOTH

Nuk ndalen telashet për Dani Alvesh, tani “kryqëzohet” edhe nga bashkëshortja

16:14 - 31.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një tjetër lajm i keq për Dani Alves. Pas akuzave të sulmit seksual dhe qëndrimit në burg, bashkëshortja e tij aktuale, Joana Sanz, ka vendosur t’i japë fund martesës me futbollistin. Këtë e kanë bërë të ditur avokatët e tij.




Sipas asaj që ata kanë thënë në programin Ana Rosa, modelja nga Tenerife ia ka përcjellë kërkesën për divorc avoktatit të vet, por ai ende nuk është takuar me avokatët e brazilianit.

Ky është një vendim përfundimtar dhe i menduar nga ana e Sanz, e cila nuk ka ndërmend të tërhiqet, pavarësisht se çfarë vendimi do të marrë drejtësia. Kjo mund të hamendësohej prej disa ditësh, pasi modelja me origjinë kanadaze ka fshirë fotot që të dy së ​​bashku kishin në Instagram.

Nuk është një kohë e lehtë për Sanz, pasi përveç paraburgimit të bashkëshortit, në mesin e janarit i vdiq edhe nëna. Siç tha edhe vetë para pak ditësh, ajo humbi dy shtyllat e jetës së saj.

Po kështu, gjatë këtyre ditëve ajo nuk ka reshtur së marrësh mesazhe fyerjesh dhe kërcënimesh në rrjetet e saj sociale pas lajmeve për përdhunimin e dyshuar të kryer nga partneri i saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.