Kryesore

“Kadare tregoi për fotot nudo të të dashurave”/ Vajza e shkrimtarit reagon ashpër ndaj Blushit pas postimit të bisedës: Gjest imoral, abuzoi me besimin e babait

15:20 - 01.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vajza e shkrimtarit Ismail Kadare, Besjana Kadare, ka reaguar pas shkrimit të botuar nga Ben Blushi në Facebook, në formën e një bashkëbisedimi me shkrimtarin në ditën e lindjes së këtij të fundit.




Nga fotot e të dashurave nudo, deri tek ndryshimi i emrit, Ben Blushi zbulon detaje nga biseda me Ismail Kadarenë

Pas shpërndarjes në media, shkrimi i Blushit hapi një debat për përmbajtjen dhe dialogun e zhvilluar mes tyre.

Vajza e Kadaresë, Besiana deklaron se bëhet fjalë për një bisedë private e cila është kthyer në një “intervistë” nga Blushi, i cili e ka publikuar pa leje dhe padijeninë e shkrimtarit. “Një gjest ky sa imoral aq dhe i paligjshëm”, shkruan Kadare.

Postimi i Besjana Kadare: 

Duke qene se plot miq e te njohur me kane pyetur keto dite nese Kadareja vertet i ka dhene nje interviste Ben Blushit, dua te sqaroj publikisht se Ben Blushi, ne fakt, ka krijuar nje interviste, pa dijenine e tim eti, bazuar ne nje bisede te rendomte private qe ka zhvilluar rastesisht ne nje kafene me Kadarene dhe shoqeruesen e tij, A. Bardhyli.
Kohe me pas, Ben Blushi e ka publikuar biseden ne forme “interviste”, pa marre pelqimin e bashkebiseduesit, duke abuzuar keshtu me besimin qe iu akordua, dhe me “kurajën” e çuditshme se po i zbulon publikut shqiptar sekrete te paditura. Nje gjest ky sa imoral aq dhe i paligjshem.
Fatkeqesisht eshte bere praktike tashme qe gjithfare njerezish shpresojne te bejne publicitet, duke u perpjekur te shfrytezojne ne forma te ndryshme figuren e Kadarese dhe kontaktin me te. Duke patur parasysh moshen e thyer te tim ati, cdo perpjekje e ketij lloji eshte vertet mjerane.

Në bisedën që Blushi botoi me Kadare, shkrimtari i madh ndante disa nga historitë e jetës së tij. Kadare tregon sesi shikon filma, përdor shallin si aksesor mode në veshjen e tij apo për faktin se në rini, ka dashuruar shpesh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.