Kronikë

Arrestohet gruaja në Tiranë, grabiti banesën ku punonte si pastruese. Ja shuma që iu gjet në çantë

14:14 - 04.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një tjetër rast grabitje është zbuluar në kryeqytet, pas arrestimit të ish-zyrtares Alda Klosi.




Mësohet se shtetësia me iniciale E.K., e cila punonte si pastruese në banesën e shtetasit Z.E., i ka vjedhur këtij të fundit një shumë të konsiderueshme parash, konkretisht 2000 euro, 300 dollarë dhe 35 000 lekë të rinj.

Sakaq pas arrestimit nga policia, gruas i është gjetur në çantë dhe 840 euro, 600 dollarë dhe 40 900 lekë të rinj.

Njoftimi i policisë:

Efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në operacionin e koduar “Gracka”, ndaluan shtetasen E. K., banuese në Tiranë dhe i kanë sekuestruar asaj shumat 840 euro, 600 dollarë dhe 40 900 lekë të rinj.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në provat e siguruara gjatë një pune të mirëfilltë hetimore për vjedhjen e disa shumave parash, në një banesë në rrugën “Vaso Pasha”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gracka”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetases E. K., banuese në Tiranë.

Nga provat e siguruara gjatë hetimit ka rezultuar se shtetasja E. K., e cila ka qenë e punësuar për mirëmbajtjen e banesës së shtetasit Z. E., në rrugën “Vaso Pasha”, gjatë javës së fundit ka vjedhur në këtë banesë, 2000 euro, 300 dollarë dhe 35 000 lekë të rinj. Gjatë kontrollit të çantës së shtetases E. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 840 euro, 600 dollarë dhe 40 900 lekë të rinj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.