

Gjykata e Tiranës ka liruar nga paraburgimi dy mjekët e arrestuar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, të akuzuar se u merrnin para pacientëve.
Mësohet se shtetasve Nazmi Metaliu dhe Astrit Mansaku i është pezulluar masa e sigurisë dhe i është caktuar pezullimin me 3 muaj nga detyra.
Hetimet kishin nisur rreth tre javë më parë, ndërsa ishin dokumentuar disa raste ku mjeket iu merrnin para qytetarëve qe iu nënshtroheshin skanerit.
Njoftimi i policisë më 3 shkurt:
U vunë në pranga shtetasit N. M., 63 vjeç, banues në Tiranë, me profesion mjek; A. M., 51 vjeç, banues në Tiranë, me profesion teknik imazherie. Nga veprimet hetimore, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë ushtrimit të detyrës, iu mundësonin qytetarëve të ndryshëm, kundrejt shumave monetare, bërjen e skanerit, në kundërshtim me rregulloren e Spitalit, për kryerjen e kësaj procedure.