

Një 34-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi akuzohet për 11 vjedhje.
Mësohet se shtetasi me iniciale A.T., u ka vjedhur 11 biçikleta shtetasve të ndryshëm brenda muajit janar-shkurt.
Sakaq autori ua shiste biçikletat e vjedhura shtetasve të ndryshëm.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Eleven”, për zbardhjen e disa vjedhjeve.
U vodhi shtetasve të ndryshëm, 11 biçikleta gjatë këtij viti, identifikohet dhe vihet në pranga 34-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, nisur nga denoncimet e qytetarëve për disa raste të vjedhjes së biçikletave të tyre, kanë organizuar menjëherë punën në kuadër të operacionit policor të koduar “Eleven”, për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i këtij operacioni, u vu në pranga shtetasi A. T., 34 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja”.
Nga veprimet hetimore, rezultoi se 34-vjeçari është autor i 11 vjedhjeve të biçikletave, shtetasve të ndryshëm, vjedhje të kryera gjatë periudhës janar-shkurt 2023. Shtetasi A. T. ua shiste më pas biçikletat e vjedhura, shtetasve të ndryshëm.
Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jetë kryer nga ky shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.