LAJMI I FUNDIT

Lulelakër me vezë për një mëngjes plot shëndet

08:05 - 04.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këtë mëngjes fundjave niseni me një vakt të shëndetshëm, i cili duhet të jetë i lehtë padyshim i shijshëm dhe plot vlera ushqyese.




Më poshtë do të gjeni një pjatë e cila do t’ju ndihmojë për të mbajtur trupin dhe organizmin në formë e cila përbëhet nga  dy përbërës fantastik në vlera ushqyese, vezë dhe lulelakër.

Receta gatuhet shpejt dhe është e thjeshtë për t’u përgatitur.

Përbërësit:

  • 1 kg lulelakër
  • 2-3 lugë gjelle me miell
  • 3 kokrra vezë
  • 2-3 lugë gjelle djathë
  • 2-3 filxhanë kafeje me vaj ulliri
  • Kripë
  • Piper
  • Djathë i bardhë

Përgatitja:

Fillimisht pastroni lulelakrën dhe më pas ndajeni në disa pjesë, si dhe vendoseni të ziejë për rreth 15-20 minuta.

Më pas largoheni nga zjarri dhe vendoseni në një pjatë që të ftohet, duke e ndarë kështu në disa feta të vogla të cilat spërkaten me pak kripë, piper, djathë të bardhë të thërrmuar ose djathë kaçkavall të grirë.

Më pas kalohen në miell, në vezët e rrahura dhe skuqen nga të dyja anët. Shoqërohen me domate dhe kastravecë të freskët.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.