AKTUALITET

Protesta e 11 shkurtit/ Xhixho: Duhet t’i jepet fund pandëshkueshmërisë në vend

16:24 - 04.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, ka deklaruar se në vend duhet t’i jepet fund pandëshkueshmërisë.




Në një deklaratë për mediat nga selia e Partisë së Lirisë, Xhixho u shpreh se në lidhje me çështjen e Inceneratorëve, duhet bërë drejtësi, madje shtoi se SPAK është i vonuar me mos marrjen e veprimeve.

Xhixho tha se më 11 shkurt qytetaret do të protestojnë si kurrë ndonjëherë për largimin e mafies qe ka zaptuar qeverinë duke filluar nga zyra e Kryeministrit.

Deklarata e plotë: 

Të nderuar qytetarë,
Megaafera e inceneratorëve qe vjedh përditë taksat e qytetarëve shqiptarë është një procedure totalisht e paligjshme.
Faktet e e bëra tashme publike tregojnë mjaft qarte se VKM me nr .967 e vitit 2013, që shpalli emergjencën mjedisore ne vend duke i hapur kështu rrugën kontratave të inceneratorëve ne Fier dhe Elbasan, nuk bazohej në ligj.

Kjo gjë pranohet sot nga Ministria e Mjedisit përmes një projekt-akti që synon shfuqizimin e detyrave të Komitetit Ndërministror per arsye se ato nuk kane asnjë mbështetje ne ligjet ne fuqi për menaxhimin e mbetjeve.

Është ky vendim i Komitetit qe Kryeministri ne deklaratat e tij në komisionin hetimor e konsideronte “gurthemeli” për procedurat ligjore.

Vet Ministria a Mjedisit dhe Turizmit pranon hapur se :

“Referuar legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e mjedisit dhe atij për menaxhimin e integruar të mbetjeve, nuk është e parashikuar terminologjia e emergjencës mjedisore si dhe kriteret/kushtet ku mbështetet shpallja apo përfundimi i saj nga Komiteti,”

“Nuk gjejnë mbështetje në aktet ligjore apo nënligjore në fuqi, në fushën e mbetjeve,”

Pra është mjaft e qarte se vendimi i shkurtit te vitit 2014 i Komitetit Ndërministror për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, i cili ka shpallur emergjencën mjedisore ne vend ka qene tërësisht i paligjshëm.
Kjo ka bërë që të gjitha procedurat qe kane ardhur ne mbështetje të këtij vendimi te jene te paligjshme, siç ne kemi denoncuar prej më shumë se dy vjetësh.
Afera e shekullit me të cilën u janë vjedhur shqiptareve qindra miliona euro është një skeme e pastër korrupsioni e ideuar dhe e zbatuar nga një grup i strukturuar kriminal me ne krye Kryeministrin e vendit.
Ai është i përfshirë direkt në këtë abuzim galopant me paratë e shqiptarëve të varfër.
Droni qe monitoroi për 6 muaj veprimtarinë e Inceneratorit te Tiranes u tregoi të gjithë shqiptareve se aty nuk ndodh as diferencim as riciklim por vetëm groposje te mbetjeve. Pikërisht për këtë groposje, qytetaret kane paguar deri me tani 54 milion dollarë dhe do të vijojnë të paguajnë miliona të tjera për një shërbim që nuk u jepet fare.
Sot SPAK është i vonuar pasi po mbushen gati 2 vjet qe ne marsin e viti 2021 kur u depozituan 3 kallëzimet për Inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranes.
Faktet e reja si ky qe sot po bëjmë publik e vene përpara një përgjegjësie shume te madhe SPAK-un i cili nuk mund ti shmanget me drejtësisë se tij dhe vënien përpara saj të gjithë zyrtareve qe kane shkelur ligjin dhe vjedhur parate e vendit me te varfër ne Europe.
Shqiptaret kane nevoje për drejtësi që nuk kursen shkelësit e ligjit, qofshin keta Kryeministër apo nënpunësi me i fundit.
Dosja e inceneratorëve është prova më e fortë për SPAK-unun për ti dhënë fund kulturës se papërshkueshmërisë e cila ka shkaktuar pasoja katastrofike ne funksionimin e shtetit ligjor dhe ne demin e pallogaritshëm qe i është bere interes publik.

Ndaj me 11 shkurt qytetaret do te protestojnë si kurrë ndonjëherë për largimin e mafies qe ka zaptuar qeverinë duke filluar nga zyra e Kryeministrit.
11 shkurti është dita qe çdo qytetar pa asnjë dallim do te protestoje kundra një qeverie qe i vjedh përditë ata dhe qe detyron te rinjtë te largohen nga vendi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.