Kryesore

‘Rama do ekzekutojë gjithë shokët e tij’/ Nesho për arrestimin e ish-zyrtares: Kërkohet tërheqja e vëmendjes nga skandali ‘McGonigal’, priten valë arrestimesh

14:10 - 04.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zëvendës kryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho pohon se sheh zhvillime të tjera pas arrestimit të ish Këshilltares së Edi Ramës, Alda Klosi.




Nesho për ‘Panorama Tv’, tha se kjo është një tërheqje vëmendje nga skandali i çështjes “McGonigal”, Nesho tha se “është qëllimi për të investiguar ndonjë peshk të madh në politikën shqiptare. Rama kërkon të ndryshojë vëmendjen”.

“Arrestimi i zonjës Klosi është fillimi për të goditur një peshk të mash në politikën shqiptare, por dhe një valë tjetër arrestimesh ndoshta i dirigjuar nga autokrati Edi Rama, por nuk e shpëtojnë dot Ramën, ai mund ta përdori…”

Pyetje: Rama do bëjë kurban të tjerë persona për të shpëtuar veten kur është i përfshrë në skandalin “McGonigal”?

Nesho: Padiskutim, është vetë në karakterin e tij dhe në mënyrën si vepron. Rama ka personalizuar çdo gjë e të tjerët i duken si miza dhe i përdor si bashkëpunëtor në aferën që është angazhuar.

Të tjerët janë vetëm emra dhe numra, ai mund të sakrifikojë gjithkënd dhe për këtë mendoj pa paragjykuar për veprimet e ardhshme të drejtësisë por janë disa persona që ka një kohë të gjatë që nga opinioni publik dhe faktori ndërkombëtar i janë kërkuar Ramës që t’i lëshojë.

Në këtë dimër të vetmisë së madhe Rama do bëhet si Haxhi Qamili që ekzekutoi gjithë shokët e tij do veprojë në mënyrë të tillë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.