AKTUALITET

Shkak defekti në sistemin TIMS/ Bllokohet kufiri me Maqedoninë, qytetarët në radhë prej më shumë se 6 orë

15:01 - 04.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Radhë të gjata pritje prej më shumë se 6 orë është krijuar në pikën kufitare me Maqedoninë, si pasojë e një defekti në sistemin TIMS.




Burime për median konfirmojnë se në pikën e kalimit Qafë-Thanë qindra automjete, udhëtarët dhe mjete të transportit të mallrave mbetën të bllokuara pa mundur të kalojnë në anën tjetër të kufirit.

Mësohet se shkak për pritjen e gjatë prej orës 6 të mëngjesit dhe deri në mesditë dhe se autoritetet nuk mundeshin të përpunonin për asnjë prej udhëtarëve që donin të hynin në Maqedoninë e Veriut ndërsa e kundërta ndodhi me ata që dilnin.

Sakaq, e njëjta situatë është paraqitur dhe në dy pikat e tjera si ajo e Tushemishtit dhe Goricës.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.