

Një aksident rrugor ka ndodhur në Pogradec, ku automjeti tip ‘Honda’ ka humbur kontrollin duke dalë kështu nga rruga.
Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 4 pasagjerë të cilët janë nisur me urgjencë drejt spitalit.
Fatmirësisht të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Mesditën e sotme, në dalje të fshatit Vërdovë, Pogradec, shtetasi G. Gj., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Honda”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar 4 pasagjerë që udhëtonin në këtë automjet, të cilët u transportuan në spitalin e Pogradecit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Me drejtuesin e automjetit G. Gj., po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga.