BLUETOOTH

‘Bullizohesha në adoleshencë’/ Moderatori drithëron me deklaratën: Kam tentuar t’i jap fund dy herë jetës, mësuesit nuk më mbështesnin (VIDEO)

02:44 - 05.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Moderatori Ronaldo Sharka ka treguar detaje drithëruese nga jeta e tij, duke pohuar se ka tentuar t’i japë fund jetës dy herë në adoleshencën e tij.




Ronaldo ka pohuar se shkak për vendimin e tij është bërë bullizmi në shkollë, pasi ndihej inferior dhe i vendosur në lojë nga shokët e tij.

Sakaq ka dhënë një mesazh të fortë duke thënë se askush

“Dua ta flas sepse bullizmi ekziston kudo, tallja e vënia në lojë. Jam tallur dhe kisha frikë të dilja në pushimin e gjatë në shkollë. Kam kaluar pubertetin vonë dhe jam vënë në lojë. Janë trauma të pakalueshme. Nuk i vë askujt faj që më ka tallur e më ka bullizuar, ku kam qenë në dyshim të dua të jetoj a jo. Kam tentuar t’i jap fund dyherë fund jetës. I vetmi që më ka shpëtuar ka qenë zoti, pasi nuk kishim as psikolog. Mësuesit nuk më kanë qëndruar pranë, nuk i kam ndarë këto gjëra me prindërit e mi. Herën e parë më shpëtoi familja, kam qenë në 14-vjeç. Është gjëja më e tmerrshme që mund t’i ndodhë në njeriu, ndaj mos tallni njeri e mos vendosni në lojë. Por unë ja kam dalë por ka njerëz që mbyllen në vetvete duke marrë dhe vendimin fatal për vete”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.