BLUETOOTH

‘Është vetëm i imi’/ Anxhela Peristeri zbulon detaje nga jeta private: Nuk besoj tek martesa por e kam gjetur njeriun e duhur!

09:29 - 05.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja Anxhela Peristeri ka zbuluar se është në një marrëdhënie dashurie dhe e ka gjetur njeriun e jetës së saj.




Mesa duket këngëtarja ka preferuar ta mbajë lidhjen në fshehtësi duke mos preferuar të dalë detaje rreth saj, pasi nuk dëshiron “kurrsesi që ta bëjë publike”.

“Është vetëm  i imi”, thotë këngëtarja me shaka.

Gjatë një interviste, Anxhela tha se preferon që jetën e saj ta ketë private dhe jo publike, dhe se nuk beson te martesa duke nënkuptuar se ende nuk e ka veshur fustanin e bardhë.

“Nuk besoj tek martesa, por tek bashkëjetesa dhe njeriu i duhur, tek dashuria e vërtetë. Si të martohem me fustan apo pa fustan njësoj është. E kam gjetur njeriun e jetës, por nuk dua ta bëj publike. Është vetëm i imi (qesh). Nuk kam frikë nga asgjë, por ka njerëz që duan të bëhen publik dhe të tjerë jo. Unë jam nga ato njerëz që jetën time private nuk duan ta bëjnë publike dhe unë jam një nga këta. Deri tani që e kam pasur private kam qenë shumë mirë dhe nuk dua kurrsesi ta kem publike”, tha ajo tek emisioni ‘Se luan topi’.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.