

Gjithnjë e më të rralla janë rastet kur shohim Inva Mulën në evente. Kjo pasi sopranoja e njohur është shumë selektive në organizimet që zgjedh të shfaqet.
Por duket se kur vendos të jetë prezente, tashmë si shoqëruese e saj është e bija, Nina. Tashmë si dy mikesha, Inva dhe Nina frekuentojnë jetën sociale të Tiranës, ku si gjithmonë spikasin me look-un e tyre.
E tillë ishte paraqitja e tyre e fundit, ku të gjithë vëmendjen e mori Nina dhe stili unik që ajo kishte. Ndonëse ende e vogël në moshë, look-u i saj na zbulon shumë nga identiteti i vogëlushes plot stil dhe unikalitet.
Me një kapuç në kokë dhe një pelush, Nina la pa fjalë të pranishmit. Ndërkohë që nuk mbetej pas as Inva, e cila kishte zgjedhur të ishte e gjitha me të zeza, duke u shfaqur në formë të shkëlqyer fizike.