

Policia e Durrësit ka dalë më një njoftim për qytetarët, ku bën me dije se duke nisur nga ora 22:00 deri në orët e para të mëngjesit, nga porti i Durrësit në drejtim të qytetit të Elbasanit, do të kryhet transporti i një mjeti jashtë norme, i cili i kalon kufijtë e përmasave gabarrite.
Ku për pasojë pritet që qarkullimi në këtë aks rrugor të jetë i ngadaltë dhe të krijohen pengesa për lëvizjen normale të mjeteve.
Nga ana tjetër, kërkohet që mjetet e tonazhit të rëndë ta eliminojnë qarkullimin në këtë aks rrugor dhe të qarkullojnë në akse të tjera alternative.
Njoftimi i policisë:
Duke nisur nga ora 22:00, deri në orët e para të mëngjesit, nga porti i Durrësit, në drejtim të qytetit të Elbasanit, do të kryhet transporti i një mjeti jashtë norme, i cili i kalon kufijtë e përmasave gabarrite. Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë drejtueseve të mjeteve që do të qarkullojnë në këtë aks rrugor, pasi lëvizja do të jetë shumë e ngadaltë dhe do të krijohen pengesa për levizjen normale të mjeteve.
Mjetet e tonazhit të rëndë ta eliminojnë qarkullimin në këtë aks rrugor dhe të qarkullojnë në akse të tjera alternative, për të cilat do të informohen nga shërbimet e Policisë Rrugore që do të jenë të pranishme në këtë aks rrugor.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin!