AKTUALITET

Shqiptari vjedh makinën por tradhtohet nga GPS, arrestohet në Itali!

16:32 - 05.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Agjentët e Policisë së Perugias kanë ndërhyrë në parkingun e një qendre tregtare në zonën e San Sistos ku ishte raportuar prania e një makine të vjedhur pak orë më parë në Passignano sul Trasimeno.




Pas denoncimit të vjedhjes, operatorët ishin njoftuar nga fëmijët e pronarit se mjeti ishte i pajisur me një sistem zbulimi GPS, i cili sinjalizonte praninë e makinës në zonën e San Sisto. Menjëherë efektivët e policisë kanë vënë re praninë e makinës së vjedhur në parkingun e një qendre tregtare dhe në afërsi të saj disa persona që lëviznin shpejt.

Të afruar nga agjentët, rezultoi se ishin fëmijët e pronarit të makinës, i cili, pasi mbërriti në vend, pasi kishte bllokuar me makinën e tyre daljen e mjetit të vjedhur, ishte përfshirë në një diskutim me një shtetas të huaj – më pas i identifikuar si shqiptar, i lindur në vitin 1995 dhe i paligjshëm në territorin kombëtar – me gjasë autor i vjedhjes.

Në përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjen, operatorët konstatuan se 27-vjeçari, kishte nisur të tundte një kaçavidë duke kërcënuar dy vëllezërit. Pavarësisht prezencës së policëve, shqiptari ka vijuar me sjelljen e tij deri në atë pikë sa ka nxitur agjentët ta frenojnë në mënyrë të sigurt, nëpërmjet përdorimit të mjeteve të siguruara.

Pasi dëgjuan dy vëllezërit, ata shpjeguan se e kishin befasuar shqiptarin duke hipur në makinën e nënës së tyre dhe, në përpjekje për ta penguar atë të arratisej, kishte ndodhur një përleshje e dhunshme. Policët, në atë moment, pasi e shoqëruan 27-vjeçarin në urgjencë për të trajtuar disa gërvishtje dhe mavijosje të marra gjatë mosmarrëveshjes, e dërguan në komisariat ku në përfundim të aktiviteteve rituale e dërguan tek autoriteti gjyqësor për krimet e vjedhjes, plagosjes, kanosjes dhe mbajtjes së sendeve të afta për ofendim. Shqiptari më pas është vënë në dispozicion të zyrës së emigracionit për fillimin e procedurave që synojnë verifikimin e pozicionit të tij në shtet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.