LAJMI I FUNDIT

Tentoni të zgjoheni me 5 mënyra të shëndetshme pa ndihmën e kafes

08:08 - 05.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nëse e keni të vështirë të zgjoheni në mëngjes, pa kafen atëherë duhet të dini se ka disa alternativa të tjera.




Edhe pse kafja ka shije të mirë dhe përfitimet e saj shëndetësore, shpesh mund të bëhet edhe e dëmshme për shëndetin tuaj.

Prandaj duhet të reduktoni sasinë e saj dhe tentoni alternativat e mëposhtme:

Bëni një shëtitje në mëngjes

Ideale është të shijoni një ecje në natyrë, në vend që të qëndroni në krevat pasi kjo nuk është aq e dobishme.

Ecja do t’ju ndihmojë në efektet rinovuese për mendjen dhe trupin, sidomos nëse ecni në natyrë dhe dielli i mëngjesit ju shoqëron.

Hani drithëra të plota

Nëse konsumoni karbohidrate si bollgur, tërshëre në mëngjes do ju ndihmojë që të jeni më të vëmendshëm dhe të fokusuar gjatë ditës.

Pini ujë

Në vend që të konsumoni kafe zëvendësojeni atë me një gotë ujë. Kjo do t’ju ndihmojë të jeni më të hidratuar dhe nuk do të ndjeni lodhje. Uji ju ndihmon për të mbajtur trupin tuaj energjik.

Hapni dritaret

Ekspozimi ndaj dritës në mëngjes është thelbësor që të mbani trupin tuaj në sinkronizim me ritmet natyrore të tij. Prandaj sapo të ngriheni nga krevati gjëja e parë që duhet të bëni është të hapni dritaret.

Bëni një dush të ftohtë

Nëse nuk dëshironi të pini një filxhan kafe atëherë përdorni dushin e ftohtë për t’u zgjuar. Uji i ftohtë ju ndihmon për të ndryshuar efektet e lodhjes.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.