AKTUALITET

Tragjedi në Greqi, foshnja 5-muajshe ndërron jetë nga COVID, prindërit i dhurojnë organet

16:41 - 05.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një vajzë e vogël vetëm 5.5 muajshe nga Patra ka ndërruar jetë në spitalin e Rios.




Vogëlushja u shtrua në ICU të Fëmijëve në Rio me koronavirus dhe pati hemorragji cerebrale në tru.

Prindërit e vogëlushes morën vendimin e guximshëm për të dhuruar organet e fëmijës së tyre, duke shpëtuar kështu jetë të tjera. Leja është dhënë dhe prej mëngjesit të sotëm, të dielën e 5 shkurtit, po vijon procedura e heqjes së organeve.

Kështu, u kryen analizat e nevojshme dhe siç theksoi drejtori i ICU-së së Fëmijëve në Rio, Andreas Iliadis , duke folur për pelop.gr, procesi aktualisht është duke u zhvilluar.

Sipas informacioneve të para, disa nga organet e vogëlushes do të udhëtojnë jashtë vendit për të ndihmuar fëmijë të tjerë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.