AKTUALITET

“Administrata detyrohet nga ‘të besuarit e partisë’ të shpërndajnë postimet e ministrave”, Erl Murati për “Aktivistin”: Ka vend për hetim! Disa prokurorë…

17:43 - 08.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeredaktori i Gazetës Shqiptare Erl Murati, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ka komentuar situatën politike në vend pas shpërthimit të skandalit McGonigal si edhe për aplikacionin “Aktivisti” i përdorur nga qeveria për të kontrolluar administratën dhe shpërndarjen në rrjet.




Murati ka deklaruar se kjo çështje ka vend për hetim dhe se nuk është normale që prokurorë të cilët duhet t’i shërbejnë popullit, të merren me shpërndarjen e postimeve të ministrave.

“Aplikacioni mund të shkarkohet nga kushdo e mund të marrësh informacion për çdo aktivitet të zyrtarëve të lartë. Në aplikacion janë regjistruar edhe gazetarë për të marrë informacione të tilla.

Ky aplikacion, qëllimi i tij është bërë për të kontrolluar administratën e për ti bërë presion për të shpërndarë postimet e qeveritarëve. Më kanë rrëfyer se kanë presion nga drejtorët e tyre. Kërcënim informal. PS e ka mjaft të vlefshme propagandën, në disa raste edhe më shumë se vetë punën, punonjës të administratës edhe nëse nuk bëjnë punë reale janë të detyruar të bëjnë këtë punë.

Ka vend për hetim.

Nëse prokurorët kanë nisur shpërndarjen e postimet e ministrave, kjo nuk është normale dhe ka vend për hetim. Qindra mijë punonjës administrate, detyrohen të shpërndajnë postimet e qeveritarëve. Ky është problemi real për mua. Detyrohen nga shefat e tyre, të besuar të partisë që të merren me diçka të tillë për të bërë propagandë për partinë”, ka deklaruar ai.

Në lidhje me çështje McGonigal, Murati ka deklaruar se me nisjen e gjyqit priten të dalin informacione të reja.

Ai ka shtuar se kryeministri Rama duhet të jetë ai i cili duhet të bëjë transparencë.

“Për çështjen McGONIGAL, ende nuk ka nisur gjyqi, pritet të dalin fakte të reja.

Është një çështje me shumë pika të errëta që ende nuk janë bërë publike. Duam transparencë për marrëdhënien e Ramës me “McGonbigal”. Kjo nuk është një Big Brother i foltores siç Rama e quajti, sepse me këtë të merren të gjitha mediat më të mëdha botërore. McGonigal është drejtuesi më i lartë në historinë e FBI që është akuzuar ndonjëherë.

Ndriçimi i fakteve besoj se do të jetë përtej Atlantikut. Rama duhet të sqarojë arsyet dhe pasojat e takimit, nuk ka qenë takim në shtëpinë e tij por në zyrë.

Pika e dytë është përse një këshilltar i Ramës ka një pasaportë diplomatike dhe një e-mail zyrtar, pika e tretë është paratë e paguar nga njerëz të njohur me të.

Vendim i gabuar ai i Ramës që delegoi Spiropalin për t’iu përgjigjur opozitës. Ai duhet të jetë vetë aty për të dhënë përgjigje. Nëse marrim apo jo përgjigjet, kjo është mënyra se si duhet të funksionojë Parlamenti. Hap i pamjaftueshëm por pozitiv. Një komision hetimor do bënte një punë më serioze dhe transparencë në lidhje me këtë çështje.

Kjo ngjarje ndikon edhe në marrëdhëniet mes dy vendeve. Do uroja që aludimet të mos ishin të vërteta por faktet deri tani rezultojnë të vërteta. Fakti që edhe 3 javë pas shpërthimit të skandalit, kemi më shumë pyetje se përgjigje, tregon se kjo çështje do të zgjasë dhe pikëpyetjet do jenë ehe më të thella e serioze.

Drejtësia shqiptare duhet të hedhë hapat e saj. Kemi dosje konkrete në SHBA, një hetim të FBI dhe një hetim politik të Kongresit. Nuk është e përshtatshme që të flemë mbi dafina e të harrojmë një skandal të tillë.

Në interesin e Ramës është për ta sfumuar e injoruar ngjarjen, por gjyqi sapo ka nisur dhe në çdo seancë pritet të zbulohen fakte të reja, vëzhgime apo edhe dëshmi”, ka deklaruar Murati.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.