AKTUALITET

Dy ditë para protestës, Berisha mbledhje në seli: Ai s’e lëshon pushtetin, por njeh vetëm forcën dhe frikën

19:32 - 08.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy ditë para protestës së paralajmëruar para kryeministrisë, Sali Berisha ka takuar sot në selinë e PD anëtarët e degëve 8 dhe 10 të Tiranës. Kreu i PD u shpreh ndër të tjera se afera e kryeministrit Edi Rama dhe ish-zyrtarit të FBI, McGonigal, është e njohur në mbarë botën dhe se sipas tij është një akt që vetëm një fuqi armiqësore ndaj SHBA.




“Afera Rama-McGonigal, është një aferë botërore, që ka tronditur në fushën e sigurisë jo vetëm marrëdhëniet bilaterale, por këtë fushë për SHBA, vendet anëtare të NATO. Aktin që ka bërë Rama mund ta bënte vetëm një fuqi armiqësore ndaj SHBA.

Rama nuk njeh asnjë kufi dhe asnjë normë. Ai i lejon vetës çdo lloj akti në funksion të pushtetit të vet, dhe kjo përbën një fatkeqësi për një komb. Kur një kryeministër i lejon vetes çdo akt dhe veprim për të ruajtur karrigen e tij, ai nuk e dorëzon pushtetin në asnjë mënyrë, njeh vetëm, gjuhën e forcës dhe frikë, ndryshe nuk ikën. McGonigal e përdori si vrarës me pagesë kundër opozitës”, tha Berisha ndër të tjera.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.