Kryesore

Gjashtë gola për fitoren e 11-të, Prestige marshon në Sunday League

12:36 - 08.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prestige po zhvillon një sezon të shkëlqyer në Sunday League, duke vijuar rrugëtimin në këtë kompeteticion si skuadra e vetme me pikë të plota. Mbrëmjen e djeshme përballë ekipit Ju Ar Plast erdhi edhe suksesi i 11-të në Grupin A në po kaq takime të zhvilluara, me Prestige që konfirmohet lider absolut në krye të grupit.




Një fitore në shifra tenistike 6-0, në një ndeshje të dominuar të zhvilluar në temperaturat të ulëta në fushën “Skënder Halili”. Branica, Hysko, Biba me dopietë, Shima dhe Branica Jr ishin protagonistët e goleadës për një herë kampionët e futbollit me 9 lojtarë.

NDESHJA – Pas minutave të para të qeta, Prestige ndezi “gradualisht” motorët, duke krijuar volum loje dhe rrezikshmëri në zonën kundërshtare. Tentativat e para do të vinin me Ademin dhe Bibën, por portieri Mullai tregohet i vëmendshëm. Prestige e rrit në mënyrë konstante ritmin e lojës, duke vijuar serinë e sulmeve, por pa mundur të konkretizojë. Ndërsa Ju Ar Plast rrezikun e parë e krijon me një goditje standarde nga Olgert Hysko, me portierin Cara që fluturon në trekëndësh, duke shpëtuar portën. Baraspesha në fushë do të zgjaste deri në minutën e 27-të, teksa pas një rrëmuje në zonë gjatë një këndoreje, Branica tregohet më i shkathët se të gjithë, duke e çuar topin në rrjetë, për të kaluar në avantazh skuadrën Prestige. Ndërsa në sekondat e fundit të pjesës së parë, Gilbert Hysko me një të majtë perfekte nga rreth 25 metra e stampon topin në trekëndësh, duke realizuar edhe të dytin për Prestige.

Në disavantazh të dy golave, Ju Ar Plast provon të shtyjë më shumë përpara në pjesën e dytë, duke lënë hapësira në prapavijë. Në të 43-ën Rapo harkon në mënyrë të shkëlqyer për Bibën, me këtë të fundit që i vidhet bukur prapa shpine mbrojtjes në shtyllën e dytë, duke finalizuar saktë me kokë për golin e tretë. Tre minuta më vonë është sërish Biba, i cili pas një vertikalizimi të Shinit, e kontrollon bukur dhe realizon golin e katërt, duke kompletuar kështu dopietën personale. Në çastet e fundit Prestige e tund edhe dy herë të tjera rrjetën. Fillimisht është Shima që realizon golin e pestë pas një asisti nga Branica Jr, ndërsa ky i fundit vulos shifrat 6-0, duke shënuar pas një asisti të marrë nga Ademi.presitgePANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.