BLUETOOTH

Një vit më parë u nda nga gruaja/ Kush është ish-missi 20 vite më e re që i ka “vjedhur” zemrën kryeministrit të Sllovenisë! Shfaqen krah njëri-tjetrit në publik (FOTO)

16:20 - 08.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një vit pas divorcit, kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob ka konfirmuar lidhjen e tij të re me ish-missin 20 vite më të re, Tina Gaber.




Ata u shfaqën për herë të parë të kapur dorë për dore në publik, në ceremoninë e dhënies së çmimeve për artistët më të mirë, Presern Aëards në Ljubjanë. Kjo shfaqje konfirmoi edhe spekulimet që lidhjen e dashurisë mes tyre, që qarkullonin prej kohësh në Slloveni.

Tina Gaber është një emër i njohur për publikun slloven. Ajo ka qenë ish-Miss Haëaiian Tropic, prezantuese në televizion, sipërmarrëse dhe influencer në rrjete sociale. Në Instagram ajo numëron mbi 17 mijë ndjekës, teksa nuk nguron të ndajë foto dhe video nga udhëtimet e saj. Në anën tjetër, ajo është një aktiviste në mbrojtje të të drejtave të kafshëve.

Spekulimet për të dashurën e re të kryeministrit slloven nisën disa javë më parë nga mediat rozë në vend. Sipas tyre, Robert Golob e njohu ish-missin përmes motrës së saj, Urska Gaber. Kjo e fundit ka punuar si ish-sekretare në një prej kompanive të kryeministrit, “Gen-I”, ndërsa aktualisht punon në kabinetin e tij.

Përpara lidhjes me kryeministrin e vendit, Tina Gaber ka qenë në një lidhje dashurie me këngëtarin Jan Plestenjak dhe u përfol se në të njëjtën kohë po shkonte me ish-ministrin slloven të transporteve, Patrik Vlaçiç.

Kryeministri slloven u divorcua nga gruaja e tij Jane Nemec vitin e kaluar. Ai nuk e komentoi publikisht divorcin, ndërsa në televizion në një emision slloven zbuloi se jeton vetëm me fëmijët e tij.

Tina dhe kryeministri së fundi janë ‘kapur’ bashkë në një dyqan mobiljesh, por edhe në koncertin e Krishtlindjeve të Vatikanit në Romë, i cili u transmetua drejtpërdrejt nga televizioni privat italian Canale 5. Media sllovene nga zyra e kryeministrit slloven asokohe nuk ka dashur të komentojë këto zhvillime, pasi vetë Roberti nuk dëshiron të flasë për jetën e tij private.

Panorama.al 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.