LAJMI I FUNDIT

Nuk ju pëlqen partneri në shtrat? Pesë mënyra për ta përmirësuar jetën s*ksuale dhe komunikimi në çift

12:28 - 08.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në një marrëdhënie është i rëndësishëm komunikimi në çift për të diskutuar hapur gjërat që na shqetësojnë dhe seksi nuk bën përjashtim.




Nuk është kurrë vonë për të bërë një bisedë nëse ka diçka që dëshironi të ndryshoni për të arritur kënaqësi më të madhe gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale.

 Por kjo çështje kërkon trajtim delikat në mënyrë që partneri/ja të mos lëndohet.

Nëse doni që partneri juaj të bëjë përmirësime në shtrat, provoni këto teknika për ta ndihmuar.

Përqendrohuni tek pikat e tij të forta

Është më mirë të përqendroheni në pikat e forta të partnerit tuaj sesa në të metat e tij dhe të theksoni atë që ju pëlqen. Për shembull, preferoni frazat si “Më pëlqen kur më puth në qafë”. Jo të gjithëve u pëlqejnë të njëjtat gjëra dhe duke u fokusuar tek vetja dhe ajo që ju pëlqen personalisht dhe jo te të metat e partnerit, mund të shmangni dekurajimin e tyre.

Flisni kur keni dhimbje

Ka shumë arsye që mund të shkaktojnë dhimbje gjatë marrëdhënieve dhe ju duhet ta ndani këtë ndjenjë me partnerin. Akti seksual duhet të shijohet nga të dy. Pra, merrni aq kohë sa ju nevojitet për të kuptuar pse po keni dhimbje, shprehuni dhe gjeni një zgjidhje së bashku.

Trego çfarë të pëlqen

Nëse partneri juaj nuk mund ta kuptojë atë doni, atëherë mund ta drejtoni atë.

Përdorni duart tuaja për të treguar saktësisht se si ju pëlqen. Nëse e shihni të gjithë procesin si një lojë seksuale, erotizmi do jetë i lartë.

Merrni kontrollin në duart tuaja

Në aktin seksual, trupat flasin më shumë se goja. Pra, rifitoni kontrollin duke ndryshuar pozicionin që dëshironi dhe duke marrë kontrollin. Mund të theksoni se sa shumë ju pëlqen në mënyrë që kënaqësia që merrni të ndihet nga partneri juaj.

Sugjeroni gjëra të reja

Zgjidhja më e mirë për të gjitha problemet në marrëdhënie është komunikimi. Pra, nëse partneri juaj duket paksa i papërvojë ose ngec në shtrat, sugjeroni që të provojë diçka të re që do t’ju kënaqë.

Merrni kohë për t’i shpjeguar se mund të punoni së bashku! Një bisedë e vështirë padyshim vlen më shumë sesa të kesh një jetë seksuale që nuk të pëlqen./panoramaplus


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.