AKTUALITET

“S’kanë parë gjë akoma”, Rama drejtuar “Aktivistëve”: Futini një marsh tjetër, ende pa mbaruar nxemjen i keni çoroditur

15:48 - 08.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka reaguar kundër akuzave të opozitës në lidhje me “Aktivistët”, duke thënë se ky aplikacion po përdoret për ti bërë presion dhe për të mbajtur nën kontroll administratën.




Rama ka postuar një video në Facebook duke e shoqëruar me urime dhe përgëzime për “Aktivistët” e duke thënë se duhet të fusin një marsh tjetër pasi të paudhët i shtojnë adrenalinën me akuza.

Postimi i kryeministrit Rama:

“Të dashur aktivistë të Partisë Socialiste, siç edhe ju’a kisha thënë, ja ku erdhi dita që i harruan patronazhistët dhe u turrën mbi aktivistët.

Urime për pagëzimin tuaj në baltën e djajve, e cila është prova e relevancës në skenën e betejave politike dhe sociale në këtë vendin tonë të vogël e të bukur, por me zhurmaxhinj e ligësira që s’të ndahen

Tani ju mund të ndjeheni realisht të vlerësuar si një forcë e re në fushëbetejë e në ndërkohën që patronazhistët e kalitur në përballje të shkuara, po përgatiten të hyjnë së shpejti në skenën e betejës së radhës, si një forcë e sprovuar më shumë se sa njëherë, ju jeni në sprovën tuaj të parë dhe ja urdhëro si erdhi puna, ende pa mbaruar nxemjen i keni shqetësuar shumë kundërshtarët tanë të dëshpëruar e të çoroditur

Përgëzime

Tani futini një marsh tjetër jashtë programit, që ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën, duke na ngacmuar edhe kur s’kanë parë gjë akoma”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.