AKTUALITET

Tërmet në Turqi/ Zemërimi ndaj Erdoganit, opozita e akzuon se “ishte i papërgatitur”!

17:05 - 08.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një valë zemërimi po shpërthen në Turqi për trajtimin e dy tërmeteve të mëdha nga qeveria. Tashmë viktimat i kalojnë shifrën 8500, ndërsa me kalimin e orëve ulen ndjeshëm mundësitë për të gjetur të mbijetuar të rinj.




Erdogan pranoi sot se kishte probleme në reagimin fillestar ndaj tërmetit vdekjeprurës që goditi Turqinë jugore, por operacionet po përmirësohen. Rrëfimi i tij ndoshta shton kritikat për përgatitjen dhe menaxhimin e katastrofës natyrore nga qeveria turke. Të zemëruar shprehen edhe banorët e zonave të prekura, të cilët besojnë se autoriteti kompetent turk ka shfaqur reflekse jashtëzakonisht të ngadalta.

Kritika të forta janë bërë edhe për çështjen e përgatitjes, me opozitën dhe liderin zyrtar të opozitës Kemal Kilicdaroglu në krye. “Nëse ka një person përgjegjës, ai është Erdogan,” tha Kilicdaroglu, kreu i CHP.

Presidenti turk deklaroi dje një gjendje të jashtëzakonshme tre mujore në 10 provincat më të goditura. Regjimi përfundon pak para zgjedhjeve të 14 majit, të cilat pritet të vendosin për të ardhmen e Erdoganit.

Çfarë ndodhi me “taksën e tërmeteve”

Opozita si dhe një numër i madh qytetarësh shprehin zemërim edhe për “taksën e tërmetit” të vendosur nga qeveria turke pas tërmetit të madh të vitit 1999, i cili shkaktoi vdekjen e më shumë se 17 mijë personave. Shumat e mbledhura, të vlerësuara në 4.3 miliardë euro, do të investoheshin në parandalimin e fatkeqësive dhe zhvillimin e shërbimeve të urgjencës. Qeveria nuk ka shpjeguar kurrë se si janë shpenzuar paratë.

Qeveria pritet të përballet me problem edhe në gjetjen e burimeve për të prekurit nga tërmeti. Erdogan paralajmëroi ndihmë prej 494 euro për familje të prekur nga tërmeti. “Ne duam të lehtësojmë problemet e tyre gjatë kësaj periudhe tranzicioni”, tha ai.

Megjithatë, Kilicdaroglu thekson se qeveria Erdogan nuk është përgatitur për një tërmet në 20 vjet. Të njëjtat kritika shprehen edhe nga qytetarët nga zonat e goditura nga tërmeti, të cilët pyesin se ku kanë shkuar taksat që kanë dhënë që nga viti 1999 për këtë qëllim.

“Ne do t’i kishim shpëtuar nëse do të kishit ardhur dje”

Mediat janë gjithashtu në shënjestër, pasi përdoruesit e mediave sociale thonë se mediat tradicionale dhe ato qeveritare po heshtin kritikat nga qytetarët në zonat e prekura.

Në këtë kontekst, është shpërndarë video ku shihet një korrespondent i NTV-së në Kahramanmaras duke thënë se banorët ankohen se “ndihma është e pamjaftueshme”, ndërsa banorët në sfond bërtasin duke pyetur “ku është shteti?”. Kanali më pas duket se ka prerë atë klip të veçantë. Erdogan, nga ana e tij, u bëri thirrje qytetarëve që të dëgjojnë lajmet nga autoritetet dhe të injorojnë “provokatorët”.

Situata e ka vënë në siklet presidentin turk, i cili pranoi problemet, por ia atribuoi ato rrugëve dhe aeroporteve të dëmtuara. Erdogan _është thirrur që në periudhën parazgjedhore të përballet me një nga krizat më të mëdha të mandatit të tij. “Shteti po bën punën e tij,” tha ai, me shumë qytetarë që u përgjigjën me zemërim se shteti po zgjatte shumë. “Pse nuk erdhët dje kur u dëgjuan zëra nga rrënojat?” tha një grua me një tjetër duke u përlotur duke thënë ” do t’i kishim shpëtuar nëse do të kishit ardhur dje”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.