LAJMI I FUNDIT

Vëllai i Mesit çudit me deklaratat e fundit: Katalanasit janë tradhtarë, bota njihte vetëm Realin

21:24 - 08.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vëllai i Lionel Mesit, ka krijuar habi me deklaratat e tij të fundit rreth yllit argjentinas dhe një kthimi të mundshëm të Barcelona. Edhe pse kohët e fundit është folur për një kthim të argjentinasit në këtë klub për të mbyllur atje karrierën, Matias Mesi, ndërsa fliste për kanalin “Twitch’ të të birit, lëshoi deklarata që kanë çuditur shumëkënd.




“Unë kam një artikull të “Sport” që thotë ‘Mesi duhet të kthehet te Barcelona’ dhe kam shkruar poshtë ‘Hahaha’. Ne nuk kthehemi te Barcelona dhe nëse e bëjmë, do të bëjmë një spastrim të mirë, mes të cilëve edhe Joan Laporta, i cili është mosmirënjohës pas të gjithë asaj që Mesi bëri për Barcelonën”, tha fillimisht ai në këtë video.

“Njerëzit në Barcelonë nuk e mbështetnin, njerëzit duhej të dilnin në protestë apo të bënin ndonjë gjë tjetër, të largohet Laporta dhe të qëndrojë Mesi. Katalanasit janë tradhtarë. Barcelona nisi të bëhej e njohur botërisht për shkak të Mesit, më parë njerëzit njihnin vetëm Real Madrid”, shtoi ai./ Panoramasport.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.