Kronikë

Kallëzimet e Manjës për 21 janarin/ SPAK shpall moskompentencën, ia kalon dosjet Prokurorisë së Tiranës

11:04 - 09.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria e Posaçme SPAK ka shpallur moskompentencë për dy kallëzimet e depozituara nga Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste për “21 janarin”, pas publikimit të audiopërgjimit të ri, raporton gazetari i PANORAMA TV, Ervin Leka.




Mësohet se SPAK ia ka kaluar dy kallëzimet Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.

Kujtojmë se më 23 janar 2023, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja depozitoi në SPAK kallëzimin për ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin e Brendshëm, Lulzim Bashën dhe ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi në kuadër të hetimit për dosjen e 21 janarit.

Sipas dokumentit të siguruar nga Panorama, Berisha, Basha dhe Prendi akuzohen për veprat penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “shpërdorim detyre”.

Po kështu, pak ditë më vonë, edhe PS depozitoi në SPAK një kallëzim të ri pas publikimit të një audio përgjimi të ri në media.

“Me lojën e vjetër të transferimit nga një prokuror në një prokuror tjetër që bien me radhë nga vettingu dhe i’a pasojnë atyre që janë ende aty. Nën dritën e kësaj prove të re materiale dhe të të tjerave që do të dalin në dritë nga hetimi i gjithanshëm dhe objektiv do të duhet që kjo dosje edhe pse duhet të ishte transferuar tashmë te transferohet tek Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Prej 27 korrikut ka në fakt edhe një kërkesë proceduriale nga pala e dëmtuar që kërkon kalimin e kësaj dosjeje në SPAK. Me besimin tek drejtësia ne konsiderojmë si një test të rëndësishëm për integritetin e kësaj strukture të posacme që ka ngjalluar shpresa tek shqiptarët, tek drejtësia e re për tu hetuar si krim shtetëror dhe për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë ndaj kujtdo pavarësisht mga pozita zyrtare që ai mban apo ka akoma, që ka qenë i përfshirë në urdhërat dhe ekzekutimet e 21 janarit. Nën dritën e fakteve të reja si palë e dëmtuar, sepse ata që u vranë më 21 janar ishin pjesë e familjes sonë ekspertët juristë të së Drejtës Penale të Partisë Socialiste kanë filluar punën prej ditës së djeshme për hartimin e një kallëzimi penal tjetër drejtuar Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. 21 janari kërkon që drejtësia e re të bëjë detyrën vetëm në përputhje me Kushtetutën dhe me ligjin”, tha Balla më 22 janar 2023.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.