

Mikesha e Kiarës, Klea Huta ka reaguar në lidhje me dasmën e moderatores me Luiz Ejllin.
Klea ka treguar se i ka ‘ngel hatri’ me Kiarën që nuk e ftoi në dasmën, por loja e saj brenda shtëpisë së BBVIP i pëlqen tej mase shumë.
‘Dasma e Kiara Titos me Luiz Ejllin në shtëpinë e “BIg Brother VIP” ishte e bukur dhe plot emocione. Kam një dy fjalë kur të dalim. Nuk më tha kur u fut. Bravo për guximin. Ka disa periudha në jetë që zgjedhje të tilla janë të domosdoshme. Më tha Elgiti s’të ftoi shoqja. Ishte shumë moment i bukur. Isha në punë në teatër vetëm kur vjen një kolege nga dera dhe më thonë u puthën’, tregon Klea.
Sakaq e pyetur se cili banor ka bërë më pak gabime gjatë qëndrimit në shtëpi, Klea përgjigjet pa hezitim se Kiara nuk ka bërë asnjë gabim, ndërkohë që ka disa kritika për “dhëndrin”.
“Kalon në ofendime dhe për këdo që përdor dhunë verbale, unë nuk jam dakord”, tha Klea tek ‘Ftesë në 5’.