LAJMI I FUNDIT

Ndikojnë në kujtesë dhe humor/ Mbroni trurin tuaj duke hequr dorë nga këto 7 ushqime

11:26 - 09.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Truri është organi më i rëndësishëm në trup: Ai siguron funksionimin e të gjitha sistemeve dhe kjo është arsyeja pse është thelbësore që truri të funksionojë në gjendje optimale me një dietë të shëndetshme. Disa ushqime kanë efekte negative në tru, duke ndikuar te kujtesa dhe humori dhe duke rritur rrezikun e demencës.




Rekomandohet që të hiqni dorë nga disa ushqime në mënyrë që të ulni  rrezikun e sëmundjeve, ndaj dhe më poshtë gjeni listën:

Pijet me sheqer

Konsumi i lartë i pijeve me sheqer mund të rrisë rrezikun e demencës. Shurupi i misrit me fruktozë të lartë (HFCS) mund të jetë veçanërisht i dëmshëm, duke shkaktuar inflamacion të trurit dhe duke dëmtuar kujtesën dhe të mësuarit. Nevojiten studime të mëtejshme te njerëzit.

Karbohidratet e rafinuara

Një konsum i lartë i karbohidrateve të rafinuara mund të dëmtojë kujtesën dhe inteligjencën, si dhe të rrisë rrezikun e demencës. Këto përfshijnë sheqerna dhe drithëra shumë të përpunuara si mielli i bardhë.

Ushqime me yndyrna trans

Yndyrnat trans mund të dëmtojnë kujtesën dhe të rrisin shanset për Alzheimer, por provat janë të përziera. Heqja e plotë e yndyrave trans dhe rritja e yndyrave të pangopura në dietën tuaj mund të jetë një strategji e mirë.

Ushqimet e përpunuara

Ushqimet e përpunuara kontribuojnë në yndyrën e tepërt rreth organeve. Dietat e stilit perëndimor mund të rrisin inflamacionin e trurit dhe të dëmtojnë kujtesën dhe trurin.
Këto janë 7 ushqimet më të këqija për trurin tuaj

Aspartame

Aspartame është një ëmbëlsues artificial që gjendet në shumë pije joalkoolike dhe produkte pa sheqer. Ai ka qenë i lidhur me probleme sjelljeve konjitive, megjithëse në përgjithësi konsiderohet një produkt i sigurt.

Alkooli

Konsumi i alkoolit pa e tepruar mund të ketë efekte pozitive shëndetësore, megjithatë konsumi i tepërt mund të dëmtojë kujdesën, të ndikojë te sjelljet dhe ndërprerjet e gjumit.

Peshk që përmban shumë mërkur

Mërkuri është një element neurotoksik që mund të jetë veçanërisht i dëmshëm për fetuset në zhvillim dhe fëmijët e vegjël. Prandaj është mirë të kufizoni konsumin e peshqve që janë të pasur me mërkur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.