

Gazetarja Anila Hoxha ka sjellë në vëmendje dy histori sa të ndryshme për dënimin e dy tërinjve.
Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha trgonn si u dënua nga gjykata një vajzë e cila dërgoi me makinë në spital një të plagosur, ndonëse nuk kishte patentë, si dhe rastin e një tjetër të riu i cili u dënua po ashtu se vodhi një libër.
“Ne Shqiperine tone dy histori te verteta te dy njerezve ! Dhe si vdes njerezorja tek ne !
Ndoqa gjykimin kunder nje vajze te re, e cila per te shpetuar nje qytetar te demtuar nga nje aksident rrugor , si deshmitare ne vendngjarje drejtoi makinen pa patente dhe e coi te plagosurin ne spital. Aty e akuzuara priti policine dhe tregoi se si e dha ndihmen e pare. Policia i kerkoi dokumentat dhe e arrestoi me pas per drejtim mjeti pa patente. Per kete akuze prokuroria me syte ulur kerkoi deklarimin fajtore te shtetases, megjithese pranoi gjestin human te saj.
Ne fund të gjykimit e pyes gjyqtarin : i nderuar , si ky vendim a ke dhene te tjere verdikte fajesie qe nuk do doje kurre ti kishe shpallur?
U pergjigj: Po. Tete vite me pare, me ka mbetur peng rasti i nje djali nga Tirana. E kishte arrestuar policia per vjedhje. Ma sollen te pandehur. Kur lexova dosjen, pashe qe kishte vjedhur librin “ Gjuetari i Balonave” .
E pyeta : pse e vodhe? Me tha “ Nuk kisha para, kisha degjuar aq shume per kete liber sa doja ta lexoja doemos. E vodha, por me identifikuan nga kamerat. “
Ishte 19 vjec. Nuk dhashe burg per te, por e denova !”, shruan gazetarja.