

Të rinjtë e FRPD-së kanë zhvilluar ditën e sotme një protestë jashtë dyerve të Prokurorisë së Posaçme.
Në një deklaratë për mediat ata thanë se kanë zgjedhur të mbajnë pankarta me emrat e dosjeve të cilat janë nën hetim nga SPAK, duke i bërë thirrje kësaj strukture të mos veprojë nën urdhrat e kryeministrit.
“Ne si e shikoni kemi paraqitur një pjesë të mirë të dosjeve. I bëjmë thirrje SPAK-ut që është bërë kaps të mos jetë më një vegël në dorën e një kryeministri që e shkel ligjin por të kthehet dhe t’i vërë gishtin kokën sa i përket çështjeve. Të dinë të bëjnë punën e tyre dhe t’i dalin për zot ligjit që kanë bërë për të mos u kthyer në mburojë të një qeverie mafioze dhe të inkriminuar. T’i kthehet qytetarëve dhe të mbajë përgjegjësi për pozicionin që kanë”, deklaroi njëri prej tyre.
Ndërkohë që një tjetër prej tyre theksoi se qytetarët duhet të marrin pjesë masivisht në protestën e datës 11 shkurt.
“Qeveria të mbajë përgjegjësi për pozicionin që ka. Pse SPAK nuk hap dosje të mëdha. Pse SPAK nuk është në krahun e popullit por në krah të interesave të tyre. Ku janë këto lekë? Pse po shpopullohet çdo ditë e më shumë. Mos vallë paratë po përdoren për masakrat zgjedhore dhe firmat fantazma. Të dashur qytetarë dua të bëj një thirrje për protestën e 11 shkurtit”, u shpreh ai.