AKTUALITET

Tërmeti tragjik në Turqi/ Gazetari: Gjendja katastrofike më e madhe e 150 viteve të fundit, ka reagime shumë të mëdha

09:42 - 09.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari Sokol Brahaj ka raportuar në lidhje me situatën e deritanishme nga tërmeti që goditi Turqinë tre ditë më parë.




Brahaj për emisionin “Panorama e Mëngjesit” u shpreh se tërmeti ka përfshirë një zonë të madhe gjeografike dhe është e pamundur që të gjithë të marrin ndihmën e nevojshme në kohën e duhur.

 “1170 lëkundje pas tërmetit, 130 prej tyre kanë qenë mbi 5 ballë.  Shumë njerëz kanë ankesa ndaj presidentit sepse tërmeti është në një zonë shumë të gjerë gjeografike. Edhe pse Turqia ka kapacitete për të përballuar tërmetin, në rastin konkret kemi të bëjmë me një tërmet që ka përfshirë një zonë shumë të madhe”, deklaroi Brahaj.

Ai theksoi se situata aktuale mund të konsiderohet gjendja katastrofike më e madhe e 150 viteve të fundit.

“Turqia është në gjendjen katastrofike më të madhe të 150 viteve të fundit. Është një tërmet që gjatë historisë, duhet ditur që zona e prekur ka qenë vazhdimisht e goditur nga tërmetet. Ka reagime shumë të mëdha. Pavarësisht se ka lajme shumë të mira nga terreni ku po shpëtohen jetë njerëzish”, deklaroi ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.