

Aktori Amos Zaharia pas daljes nga shtëpia e Big Brother Vip 2, ka bërë reagimin e parë ku ka falënderuar të gjithë mbështetësit e tij.
Sakaq, aktori ka komentuar dhe ‘sherrin’ e tij disi me këngëtarin Luiz Ejllin ku ka kërkuar ndjesë për shakatë e tij, sipas tij të keqkuptuara.
“Shumë prej jush që më njohin e ma dine humorin më kanë kuptuar, të tjerë që nuk më njohin, e kanë keqkuptuar. Nëse dikush është ndjerë i fyer apo i prekur nga shakatë e mija, sjellja ime, qëndrimet e mija në raport me komunitetin brenda shtëpisë, kërkoj ndjesë! Ajo që ka rëndësi është të mbetemi njerëz dhe të mos humbasim qytetarinë dhe këtu përfshij edhe veten time mbi të gjithë”-shkruan mes të tjerash Amosi.
Shfaq Komentet (0)