

Vijojnë kontrollet për shpëtimin e personave te mbetur nën rrënonja nga tërmeti që preku Turqinë dhe Sirinë.
Një grup kërkuesish në Hatay, Turqi, kanë nxjerrë nga një ndërtesë e shembur një student, i cili nuk ka pranuar të dalë pa marrë edhe macen e tij, të quajtur Strawberry.
Kerem Cetin refuzoi që ekipi ta merrte macen pa e parë vetë që ishte në gjendje të mirë.
Dukej se dashuria që Kerem kishte për kafshën e tij ishte e ndërsjellë, pasi në momentin që shpëtuesit e morën macen, ajo nuk donte të largohej dhe gërvishte me kthetra batanijen, në dukje duke hezituar të largohej nga studenti.
Megjithatë, të dy u shpëtuan përfundimisht dhe pësuan vetëm lëndime të lehta. Ky moment emocionues është bërë viral në të gjithë rrjetin.
@newsmedia.albania21 Momenti emocionues, macja nuk pranon të dalë nga rrënojat pa të zotin #turkey #erth ♬ original sound – newsmedia.albania21
Shfaq Komentet (0)