Këndi i njoftimeve

Banka e Shqipërisë/ TENDER I HAPUR KOMBËTAR

00:00 - 12.02.23 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Banka e Shqipërisë kërkon të realizojë objektin e prokurimit: “Shërbimi i pastrim-higjienizimit dhe i dezinfektimit të ambienteve të Bankës së Shqipërisë, për një periudhë një vjeçare”.
“Banka e Shqipërisë fton kandidatët e interesuar, të marrin pjesë në procedurën e prokurimit “Tender i hapur kombëtar”, për realizimin e objektit të prokurimit si më sipër, me fond limit 18,263,800 Lekë”.
Kandidatët e interesuar mund të pajisen me dokumentet e tenderit, si më poshtë:
a. Pranë Sektorit të Prokurimit të Departamentit të Administrimit, të Bankës së Shqipërisë, me adresë: Selia Qëndrore Nr. 2 e Bankës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 3 , Tiranë (Ish-Hotel Dajti), Tel: 042 419 411, (ext: 214), çdo ditë me paraqitjen e përfaqësuesit të kandidatit, vetëm pasi të keni bërë paraprakisht pagesën e pakthyeshme prej 500 lekësh, pranë një banke tregtare në llogarinë e Bankës së Shqipërisë, sipas detajeve të mëposhtme:




Përfituesi: Banka e Shqipërisë
BIC: STANALTR
IBAN: AL68 1011 1008 0000 0000 2222 222L; BIC

Përshkrimi: Blerje dokumente tenderi me objekt: “Shërbimi i pastrim-higjienizimit dhe i dezinfektimit të ambienteve të Bankës së Shqipërisë, për një periudhë një vjeçare”; ose
b. Në formë elektronike, pas paraqitjes së kërkesës nga përfaqësuesi i kandidatit, në adresën elektronike të Bankës së Shqipërisë: [email protected].

Në kërkesë duhet të citohet qartë objekti i prokurimit, emri i subjektit, NIPT-i, të dhënat e kontaktit si: adresa, numri i telefonit dhe e-mail-i ku do të dërgohen dokumentet e tenderit.
Oferta duhet të paraqitet në adresën: Banka e Shqipërisë, Sheshi “Skënderbej”, Nr. 1, Tiranë, deri më datë 06 Mars 2023, ora 10:00, kohë në të cilën do të hapet edhe tenderi, ku ftohen të marrin pjesë kandidatët ose përfaqësuesit e autorizuar të tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.