

Një aksident ka ndodhur gjatë paradites së sotme në aksin Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Balldre.
Panorama TV mëson se drejtuesi i një motoçiklete, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar, pasi është përpjekur të shmangë përplasjen me një kafshë.
Ai ka pësuar dëmtime të rënda dhe është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë për një ndihmë të specializuar mjekësore.
Shfaq Komentet (0)