AKTUALITET

Libri “Butrinti”/ Sazan Guri për Panorama TV: Mund të shërbejë si material për çdo gjykatë, vendimi i qeverisë për dhënin me koncesion të parkut është i padrejtë. UNESCO e ka bërë të qartë…

18:07 - 01.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambientalisti Sazan Guri është shprehur se libri “Butrinti” i botuar pak më parë mund të përdoret edhe si material për çdo gjykatë që do të merret me projektin e qeverisë për dhënien me koncesion të parkut të Butrintit.




Përmes një interviste për Panorama TV, Guri u shpreh se UNESCO është shprehur qartë që ky shesh nuk mund të menaxhohet nga shoqata të huaja.

Ai shtoi se një grup prej disa personash, ku përfshihet edhe ai vetë do i shkojnë deri në fund kësaj çështjeje, pasi siç e shpjegoi ai, projekti i qeverisë e kthen parkun në një objekt për të bërë biznes.

“Libri mund të shërbejë si material edhe për gjykatën e Stranzburgut në lidhje me Butrintit. Libri në të vërtetë është me përmbajtje shumë të lartë atdhetare dhe i tregon shqiptarëve për peshën e madhe që kanë në historinë e kombeve. I bëhet nje analizë e thellë anti-fakteve. Njëri nga ata është Riçard Hoxha, i cili ka pasur si qëllim të paragjykojë historinë e Epirit dhe Butrintit. Ai thotë se ka qenë pjesë Greke. Dhe po këtij personi qeveria i jep disa të drejta mbi këtë zonë.

Në këtë vepër kemi të bëjmë me fakte të reja që kanë ndryshuar këndvështrimin. U lexuan të gjithë arkeologët që kanë shkruar për Butrintin. Një në 10 sheshet më të mira arkeologjike të botës. UNESCO thotë se ky shesh nuk mund të menaxhohet nga fondacione apo shoqata të huaja. Ky fondacion e bëri ligjin në 2018 të mbrojtjes së momumenteve. Po këtyre që bënë ligjin, këtyre u shërben Parlamenti. Është ligji kur ishte Vokshi kryetare e këtij komisioni dhe nuk e mbrojti dot. UNESCO thotë se këto sheshe i shërbejnë vendit. Këto lloj veprash nuk menaxhohen nga të huajt, por shteti është palë. Riçardi arministron Butrintin, ai që thotë se këtu janë disa fshatarë. Ndërtimi pellazgjik i Butrintit, që kur e bëri Ali Pasha këtë ndërtim, nuk e bëri dot. I bëj thirrje Ministrisë së Kulturës, hiqe atë emër sepse Butrinti nuk ka pasur kurrë kolonë Grekë. Mitologjia është më e vërtetë se ajo që shkruhet.

Kur ka monedhë një shtet nuk është më fis. Fis ilirët. Ça kishin më tepër grekët, që kishin një shtrirje Athinë-Spartë. Po ne që ishim me dhjetëra emra të njohur shtetesh. Në apoloni vinte Çezari dhe në Durrës vinte Ciceroni.

Ne e kemi bërë këtë si material për çdo gjyqtar që do të merret me këtë çështje, me vendimin e qeverisë për dhënien me koncesion të parkut të Butrintit.

Ne jemi të vendosur, jemi 10 avokatë në këtë grup. Kemi bërë një denoncim të sinqertë, pa përfitime si gjykatë. Ekspertiza të tilla duhen çuar deri në GJK ose deri në Stranzburg. Qeveria i ka dhënë të drejtën që të mos ketë KLSH që të kotrollojë aktivitetin e këtij fondacioni. Të vesh si familje do 40-50 euro me çmimet që janë vendosur tani. Kjo kthehet në biznes. Shteti jonë i krijon infrastrukturën prej 5 milion dollarësh”, u shpreh Sazan Guri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.