AKTUALITET

Situata me Covid-19 në vend/ MSH publikon bilancin: Asnjë humbje jete dhe 8 qytetarë të infektuar në e 24 orët e fundit

19:42 - 15.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhej me situatën e Covid-19 në vend.




Nga 184 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë  8 qytetarë, ndërsa asnjë person nuk ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Njoftimi:

15 Mars 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 184 testime, nga të cilët 8 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:

5 në Berat, 2 në Tiranë, 1 në Durrës.

Janë 174 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 19 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,923 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 15 Mars 2023)

Raste të reja ditore 8

Të shëruar në 24 orë 19

Të shtruar në spitale 5

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 184

Testime totale 2,044,584

Raste pozitive 333,697

Raste të shëruara 329,923

Raste Aktive 174

Humbje jete 3,600

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 144

Berat. 12

Fier 6

Vlorë 5

Durrës. 3

Gjirokastër. 2

Shkodër. 1

Kukës. 1

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.