AKTUALITET

Deklarata e fortë e Lleshajt: Krimi ka marrëdhënie me politikën dhe policinë, nuk mund të ketë makinë 100 mijë euro një…

20:10 - 18.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, është shprehur se krimi i organizuar ka shtrirë tentakulat e tij kudo.




Komentet Lleshaj i bëri gjatë një interviste për Panorama TV, ku tha se krimi ka vendosur marrëdhënie me policinë dhe politikën dhe sipas tij, duhen struktura shumë të forta për ta luftuar.

Ai mori rastin e të rinjve që lëzivin me automjete të shtrenjta prej mijëra eurosh, fenomen për të cilin tha se nuk duhet të ekzistojë, pasi sipas tij 20-vjeçarët nuk kanë mundësi nëse merren me punë të ndershme që të shpenzojnë këto shuma parashë për makina.

“Krimi i organizuar në Shqipëri është zhilluar dhe ka nevojë të merret seriozisht. Me krimin e organizuar në sigurinë publike, Shqipëria ka parametra optimale krahasuar me nivelet e vendeve të tjera të Europës.

Nëse kjo cështje nuk adresohet në mënyrë të vecantë, Shqipëria do të ketë probleme të mëdha, krimi i organizuar kërkon ndërhyrje të forta, nisi me OFL por u la në mes të rrugës pa u marrë në mënyrë të fortë me krimin e organizuar.

Krimi i organizuar është krim ekonomik dhe financiar kryesisht. Krimi i organizuar quhet i organizuar sepse organizohet. Krimi mundohet të jetë i pranishëm kudo dhe të krijojë marrëdhënie dypalëshe kudo. Ndërton marrëdhënie me policinë, me politikën, me median, etj. Krimi i organizuar ka tentakula kudo. Marrja me të është një detyrë shumë e hollë dhe duhet të merresh tani, sepse ka vende që e kanë humbur luftën me krimin e organizuar. Duhet të krijohen struktura të specializuara dhe shumë të forta. Duhet të specializohen policië që kuptojnë inteligjencën artificiale.

Përgjithësisht me këto çështje nuk merrem, janë çështje policore, fatkeqe. Ne reagojmë përherë me vonesë. Diskutimi që duhet bërë sot është si të parandalohet një tjetër krim. Lënia ose mungesa e eficencës në goditjen e krimit të organizuar rëndon mbi të ardhmen. Krimi i organizuar goditet përpara se të marrë paratë. Për sa kohë një 20 vjeçar ka një makinë 100 mijë euro në rrugët e vendin, kjo duhet diskutuar. Nuk mund të ketë një 20 vjeçar një makinë 100 mijë euro, pasi ai akoma nuk ka marrë rrogën e parë”, u shpreh Lleshaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.