

Gjatë intervistës ajo e quajti Maestro Armaldo Kllogjerin provokues të ulët dhe pa karakter, duke zbuluar disa prapaskena të banorëve të Big Brother VIP. Por ndonëse nuk i ka pohuar asnjëhere me zë të lart, ka patur edhe raste që Diolës i ka mbetur hatri me banorë të tjerë, dhe për herë të parë ajo ka zbuluar emrin në emisionin ‘Glamour Zone’.
Ester Bylyku: Cili nga banorët është më mosmirënjohësi?
Diola Dosti: Do thoja Kiara. Kur ajo ishte sëmurë me mesin unë e kam parë si vajzën time, kujdesesha shumë për të. Përgatisja çdo vakt të shëndetshëm dhe kur Arbana e pyeti se cili nga banorët ka treguar kujdes të veçantë për të, ajo nuk më përmendi. U zhgënjeva të them të drejtën. Por ndoshta e ka patur nga emocionet.
Në vijim Diola Dosti i bëri një kamer të fshehtë Bledi Manes, të cilit i tha se ka bërë aksident dhe po humbte ndjenjat. Për të ndjekur reagimin e Bledit, klikoni videon e mëposhtme.