BLUETOOTH

“E ka përdorur Keisin”/Olta: Unë nuk ia dhashë atë mundësi, qaja në dhomën e rrëfimit sepse ai hodhi baltë mbi miqësinë tonë (VIDEO)

18:07 - 18.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Olta dhe Kristi e kanë humbur shoqërinë dhe kjo është e dukshme, kunjat, debatet dhe komentet për lojën e njëri-tjetrit nuk kanë të ndalur.




Së fundmi tek sa po bënte  xhiro rreth pishinës me banorin e ri  Olta ka treguar se përse zgjodhi të shkëputej nga Kristi pasi nuk po i pëlqente loja e tij manipuluese, gjithashtu aktorja foli edhe për lidhjen që Kristi ka krijuar aty brenda me Keisi Medinin duke thënë që nuk e beson fare pasi Kristi e ka thjeshtë një strategji loje.

“Mua askush nuk me ka bërë pyetjen se përse nuk rri më me Kristin, dhe e vërteta është që unë nuk isha dakord për lëvizjet manipuluese të tij.

Të gjithë e shitën sikur unë isha xheloze për Keisin por ne fakt kam qenë unë ajo qe nuk kam  qëndruar me të, u shkëputa totalisht  sepse nuk isha fare dakord me rrugën qe zgjodhi.

Ai priste te ishte  edhe me Keisin edhe me mu atë bënte lojë me të dyja, unë këtë komoditet  nuk ja dhashë, ai Keisin e ka për lojë e ke 100% te sigurt sepse nuk mund te zgjohesh ti një dite të bukur dhe të thuash që  jam i dashuruar kur nuk kanë bërë asnjë bisedë me pare.

Kur u shkëputa ai filloi te me ofendonte, ndërkohë qe disa ditë më parë me thoshte  ti je imazhi me i mirë i kësaj shtëpie.

Nuk e ke idenë sa herë kam shkuar duke qarë tek dhoma e rrëfimit nuk e besoja dot se si ky njeri mund te hidhte baltë mbi miqësinë që kishim.”- shprehet aktorja


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.